Kroacia dëbon 24 rusë, duke përfshirë 18 diplomatë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë, të hënën e 11 prillit e ka shprehur dënimin për agresionin në Ukrainë teksa ka njoftuar se 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të stafit teknik të ambasadës duhet të largohen nga vendi.

Sipas “Index.hr”, ky vendim është në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se të hënën Kroacia ia ka shprehur dënimin ambasadorit rus në Kroaci, me të cilin e informon Rusinë për zvogëlimin e numrit të stafit diplomatik dhe administrativo-teknik të ambasadës ruse në Zagreb.

“Është kërkuar që 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik (gjithsej 24 punonjës) të Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Kroacisë të largohen nga Republika e Kroacisë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, zyrtarët e lartë të Kroacisë kanë deklaruar se presin që Rusia të sjellë përgjegjësit për krimet para drejtësisë.

Kroacia i është bashkuar kështu një numri shtetesh evropiane si Polonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës e të tjera.

Ndryshe, qeveria gjermane ka dëbuar 40 diplomatë rusë dhe i ka cilësuar ata si të “padëshiruar” në vendin e tyre, pas pamjeve tronditëse që kanë ardhur nga rrethinat e Kievit, me largimin e uzurpatorëve rusë në Ukrainë.

Franca nga ana tjetër, ka bërë me dije se ka dëbuar 35 diplomatë rusë pas ngjarjeve, duke e bërë kështu totalin e diplomatëve të dëbuar nga dy prej vendeve më kryesore në Evropë në 75.

Po ashtu, Qeveria gjermane ka vendosur që disa prej tyre, t’i cilësojë si të padëshiruar, ose të njohur me termin “non grata”.

Në mesin e shteteve që i janë bashkuar shteteve evropiane, janë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Mali i Zi shpall 4 diplomatë rusë persona non grata

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika