Kroacia: Në pesë vjet, çdo i katërti punonjës mund të jetë i huaj

Kryeekonomisti i Shoqatës Kroate të Punëdhënësve, Hrvoje Stojić, ka thënë se problemi i Kroacisë nuk është numri i të papunëve, sepse nëse do të punësoheshin brenda natës, shkalla e punësimit do të ishte përsëri ndër më të ulëtat në BE.

“Nëse Kroacia dëshiron të rritet, duhet të ketë një pjesëmarrje më të madhe në tregun e punës dhe shkalla e punësimit duhet të jetë më e lartë. Ne duhet të punësojmë njerëz në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë, siç është industria e IT dhe gjithçka që kemi si avantazh konkurrues. ”, theksoi ai.

Për sa i përket fuqisë punëtore të huaj në Kroaci, nga njëra anë përballet me tendenca të pafavorshme demografike dhe nga ana tjetër përballet me emigracionin.

“Në 5 vitet e ardhshme, numri i të huajve mund të arrijë në gjysmë milioni, dhe në një periudhë më të gjatë, numri i të huajve mund të ketë tendencë të rritet”, tha Stojiq.

Ai shtoi se në 5 vjet e më shumë, çdo i katërti punonjës mund të jetë i huaj, raporton Vijesti.ba

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika