Kroacia pranohet në zonën Schengen

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së kanë marrë vendim që Kroacia të jetë anëtare e plotë e Schengenit që nga 1 janari i vitit 2023

Këshilli i BE-së

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen.

Në Zonën Schengen nuk janë pranuar Bullgaria dhe Rumania. Dy shtete anëtare ishin kundër hyrjes së tyre në këtë zonë.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, në një postim në Twitter ka konfirmuar se Kroacia në kushte unanimiteti ka marrë dritën jeshile për zonën Schengen, duke shtuar se qeveria e tij ka arritur qëllimet e synuara.

“Ekonomia dhe qytetarët do të përfitojnë pozitivisht”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, Davor Božinović ka thënë në një postim në Twitter se “Kroacia ka përmbushur gjitha kushtet, kaluam një proces të gjatë dhe kërkues dhe vendimi u mor me marrëveshje të plotë në Këshillin për Punë të Brendshme”.

Mbështetje të miqve

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e kanë mbështetur propozimin.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.

Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim.

Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.

Zona Schengen – me 26 vende anëtare – nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.

Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika