“Krusha e Madhe – sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes”

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk ishin kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Krusha e Madhe është sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shpërndarë disa fotografi, teksa tregoi për qëndrimin e saj në Krushë të Madhe, këtë të martë.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk ishin kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Çitaku ka thënë se Krusha e Madhe është sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes.

“Sot në Krushë të Madhe. Në vendin ku ia kujtojmë vetes dhe gjeneratave që do të vijnë, çmimin e lartë të lirisë. Në vendin i cili falë grave si Fahrija, nuk është më vetëm sinonim i dhimbjes dhe sakrificës, por edhe sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes”, shkroi ajo.

May be an image of 5 people and text that says 'STAFF'

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 25 mars të vitit 1999, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël në afërsi të Rahovecit, forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Më 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit forcat serbe kishin masakruar 243 persona dhe kishin shkatërruar 893 shtëpi private e shoqërore.

May be an image of text

Maskara në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika