Kryeministri Kurti: Nuk mund të vazhdojmë t’ia paguajmë rrymën veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të zgjasë pafundësisht pagesa e energjisë nga shteti për veriun. Ai bëri me dije se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për këtë çështje.

Albin Kurti, në një konferencë për media

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se mosfaturimin e veriut të Kosovës kjo qeveri e ka trashëguar nga e kaluara.

Ai është shprehur se pagesa për energjinë e shpenzuar nga veriu i Kosovës, është vetëm borxh ndaj shtetit.

Kurti bëri të ditur se janë pranë një marrëveshjeje për këtë çështje. Sipas tij, pagesa e energjisë për veriun e vendit tash për tash është e domosdoshme.

“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë, ku nuk pasur faturim për energjinë në veri. Nuk ka alternativë dhe çdo cent i dhënë për veriun do të regjistrohet si borxh. Ne nuk jemi duke u falur paratë. Jemi duke e shpëtuar situatën. Është aspekti humanitar. Nuk dëshirojmë një rajon të tërë ta shkëputim nga energjia, nuk dëshirojmë të krijojmë pretekst për Serbinë të zgjerohet në Kosovë për kinse humanitetin e tyre”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, duke thënë se nuk është fare temë e diskutimit.

Sipas tij, në qendër të dialogimit me Serbinë është njohja reciproke dhe jo Asocicacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, për aplikimin në Këshillin e Evropës, ai ka thënë se është optimist se do të ketë sukses.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika