Kryeparlamentari i Iranit: 7 milionë iranianë të gatshëm për luftë kundër SHBA-së

Kryetari i parlamentit të Iranit deklaroi të enjten se 7 milionë iranianë janë të gatshëm të luftojnë kundër çdo pushtimi tokësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës Islamike.

Mohammad Bagher Qalibaf, i cili është përmendur si një partner i mundshëm negociues me SHBA-në, ka publikuar një sërë postimesh në internet duke sfiduar Amerikën që nga fillimi i luftës, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

“Tani, në më pak se një javë, një fushatë e fuqishme kombëtare që po përhapet në të gjithë vendin ka sjellë përpara rreth 7 milionë iranianë që tashmë janë paraqitur dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të marrin armët dhe të qëndrojnë në mbrojtje të kombit tonë,” shkroi ai në platformën X.

Ky pretendim ka qarkulluar në rrjetet sociale prej disa ditësh teksa Qalibaf është zyrtari i parë i rangut të lartë që bën këso deklarime në Iran.

Nuk është e qartë se nga vjen kjo shifër, por mediat shtetërore dhe fushatat me mesazhe telefonike kanë nxitur njerëzit të regjistrohen si vullnetarë.

Qeveria gjithashtu u ka bërë thirrje ushtarëve në pension të shprehin interesin për të luftuar, ndërsa forca paraushtarake vullnetare Basij (pjesë e Gardës Revolucionare) ka filluar të pranojë edhe fëmijë që nga mosha 12 vjeç në radhët e saj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika