Kryeparlamentari Konjufca uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Glauk Konjufca ka uruar festën e Kurban Bajramit duke e cilësuar si një ditë për reflektime mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë dhe bamirësisë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka cilësuar festën sikurse “traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit”.

“Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.  Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve”, ka shkruar Konjufca.

Po ashtu, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm”, ka shkruar ai në Facebook, pak minuta pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Kryeministri Albin Kurti, uron festën e Kurban Bajramit

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika