Kryesuesi i KPK-së: Qëndrimet e njëanshme dhe denigruese të Kelmendit cenuan besimin, prandaj u shkarkua

Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së 20 nëntorit 2025, ku u mor vendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Hajdaraj ka deklaruar se takimi i 20 nëntorit ka qenë publik dhe se “ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit dhe katër anëtarë të tjerë e lëshuan mbledhjen në mënyrë të kundërligjshme, të përgatitur për ta bllokuar punën e Këshillit”.

Sipas tij, “në asnjë rrethanë Këshilli nuk duhet të bllokohet nga qëndrime të njëanshme dhe denigruese”.

Ai ka theksuar se besimi i publikut në sistemin prokurorial është cenuar përmes deklarimeve të Besim Kelmendit në media, gjë që sipas tij e ka bërë të domosdoshëm vendimin për shkarkimin nga pozita.

“Nga qëndrimet e njëanshme dhe denigruese ndaj sistemit prokurorial nga zoti Kelmendi në takimin e Këshillit dhe në prononcimet për media, është zbehur ndjeshëm roli unifikues që i takon Kryeprokurorit të Shtetit në sistemin prokurorial, si dhe është cenuar besimi i publikut në Sistemin Prokurorial. Për këtë arsye, kemi marrë vendim për shkarkimin e tij nga kjo pozitë”, ka deklaruari ai.

Lidhur me deklarimet e disa anëtarëve të KPK-së se ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë mbrojtje nga AKI apo organet tjera të sigurisë, Hajdaraj i quajti ato “hije të keqe” dhe “thirrje për dezinformim të publikut”.

“Askush nuk është kërcënuar, shantazhuar apo tentuar të ndikohet në mënyrë të paligjshme”, u shpreh ai.

Kryesuesi i KPK-së u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në mbledhjet e ardhshme, duke theksuar se ka shumë çështje të rëndësishme që presin vendime.

Ai ka shtuar se Këshilli ka respektuar ligjin dhe se çdo vendim i gjykatës, ku tashmë është dërguar kjo çështje, “do të jetë i padiskutueshëm dhe i zbatueshëm”.

Hajdaraj njoftoi gjithashtu se detyrën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit aktualisht e ushtron Agron Qalaj.

“Jemi në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën; vendimi ka qenë publik. Të tjerat i takojnë gjykatës t’i komentojë,” tha ai.

Ai ka mohuar kategorikisht pretendimet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj qëndron prapa kësaj.

“Nuk ka asgjë të vërtet që thuhet se Blerim Isufaj qëndron prapa kësaj. Është pretenduar se Blerimi do të bëhet ushtrues detyre por me vetë faktin që e kemi caktuar një prokuror nga zyra e prokuror të shtetit kjo e vërteton të kundërtën”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika