Kryetari i Çairit: Deklarata e Pendarovskit për vizitën e Kurtit e ngutshme

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në “Magazinë” të RTV Dukagjinit e cilësoi si të ngutshme deklaratën e presidentit të Maqedonisë së Veriut për vizitën e Kurtit. Sipas tij ai nuk është informuar mirë nga kabineti apo këshilltarët

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar sanksionimin e drejtuesve të komunës së Çairit dhe Tetovës, për siç ka thënë, “provokimet nacionaliste që propozojnë ide shoviniste të shteteve të mëdha”.

Këtë deklaratë të Pendarovskit, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në “Magazinë” të Radio Dukagjinit e cilësoi si të ngutshme, dhe se sipas tij, ai nuk është informuar mirë nga kabineti apo këshilltarët.

Ganiu u shpreh se organizimi në Çair ka shkuar sipas protokollit dhe se nuk ka pasur asnjë provokim.

“S’kemi marrë reagim zyrtar, por jemi të njoftuar nga mediumet. Është deklaratë e ngutshme dhe jo mirë të informuar nga kabineti i tij, në evenimentin që është mbajtur në Çair është shkuar sipas protokollit dhe nuk ka pasur provokim”, ka thënë ai.

Ganiu theksoi se nuk ka pasur asnjë problem ligjor në lidhje me përurimin e një rruge me emrin e Adem Demaçi.

“Po, kjo rrugë ka kaluar pothuajse dy vite të gjitha procedurat edhe në këshillin komunal në Cair, edhe ne këshillin e qytetit, asnjëherë nuk ka pasur kritika. Nga ana tjetër ne normalisht përurimin e këtyre rrugëve që janë domethënës për kombin tonë kemi shikuar t’i bëjmë me bashkëpunëtorë… ishte edhe presidentja Vjosa Osmani në Çair, ku përuruam një rrugë Ibrahim Rugova, dëshira jonë ishte që atë rrugë ta përurojmë me presidenten Osmani. E kemi pasur qejf të jetë pjesëmarrës Kurti si bashkëpunëtor, si krah i djathtë i Demaçit”, tha ai.

Gjithë këtë “rrëmujë”, sipas tij, e shkaktoi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Në një TV, Bujar Osmani, një natë përpara e kanë pyetur se në çfarë cilësie vjen Kurti në Çair, ai tha se nuk vjen si kryeministër, por vjen privatisht, e filloi pastaj pati reagime edhe nga të tjerët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika