Kryetari i Shtimes ngushëllon familjet pas aksidentit në Kroaci

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka ngushëlluar familjen Gashi dhe Olluri, pas aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën nëna dhe vajza

Pamje nga aksidenti

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ngushëlluar familjen Gashi dhe Olluri, pas aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën nëna dhe vajza.

Përmes një telegram ngushëllimi, Aliu ka thënë se është tronditur nga ky lajm, të cilin ai e konsideron si të kobshëm.

“Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht, dhe familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.

Kryetari i Shtimes u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe është lutur që ky të jetë rasti i fundit ku bashkatdhetarët pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë.

Nënë e bijë humbën jetën pas një aksidenti në austradën A1 në Kroaci.

Siç raporton mediumi kroat, “Index.hr“, në aksidentin e ndodhur të premten rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës në autostradën A1, kanë humbur jetën nënë e bijë, shtetase të Kosovës, ndërsa babë e bir kanë mbetur të plagosur nga aksidenti dhe janë dërguar në një spital në Split.

Lexo dhe: Nënë e bijë nga Kosova humbin jetën në një aksident në Kroaci, babai e biri në gjendje të rëndë

Gjithashtu, në këtë aksident humbi jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës. Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe pritet raporti i prokurorisë komunale.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika