Kryetari i Zveçanit: Peticioni për shkarkim, i padrejtë, zgjedhjet ishin demokratike

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e cilëson si të padrejtë peticionin e qytetarëve serbë për shkarkimin e tij, duke shtuar se zgjedhjet ishin demokratike

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e konsideron të padrejtë peticionin e qytetarëve serbë për shkarkimin e tij.

Ai ka thënë se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga të gjithë.

Peci ka parë interesim të madh të qytetarëve, dhe se është në pritje të vendimit përfundimtar. Ndonëse koha është limituar, Peci e sheh të mjaftueshme.

“Te na kanë filluar sot peticioni për rrëzimin e kryetarit të Komunës Zveçanit. Mesa po duket është një numër i interesuar i madh, i cili deri më tani është duke u nënshkruar peticioni, mirëpo kanë një kohë të caktuar dhe besoj që e kanë kohën e mjaftueshme të shohim përfundimin”, ka thënë Peci për EO, teksa zgjedhjet i konsideron demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor dhe ndërkombëtar.

Peci, i cili po vazhdon ta kryejë detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar. Për këtë, peticionin e sheh të padrejtë.

“Unë mendoj që nuk është e drejtë aspak, domethënë deri sa kanë qenë zgjedhjet demokratike të lira dhe janë pranuar nga vendorët politika vendorë dhe nga ndërkombëtarët kështu, mirëpo prapëseprapë Qeveria ka vendosë, le të shohim vendimin”, ka thënë Peci.

Këtë të premte, qytetarët në Zveçan kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Lexo dhe: Nis peticioni në Zveçan për shkarkimin e kryetarit Ilir Peci

Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika