Kryeziu: Asociacioni ka garancione ndërkombëtare, serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës

Ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu, ka thënë se Asociacioni ka garancione ndërkombëtare dhe serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës

Ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu

“Është punë e domosdoshme, nuk është punë e keqe, por është e domosdoshme. Efektet mund të jenë të këqija nëse nuk e menaxhojmë ashtu siç duhet, por kompentencat në bazë të marrëveshjes i ka Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Administrimit Lokal, e cila duhet të kontrollojë funksionimin e saj”, ka thënë Kryeziu.

Kështu ka thënë ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu, duke shtuar se Asociacioni ka garancione ndërkombëtare dhe serbët nuk mund të veprojnë kundër ligjeve të Kosovës. Sipas mendimit të tij, Asociacioni duhet të kalojë, pa marrë parasysh se çfarë entiteti ai merr.

Në anën tjetër, ai ka thënë se nuk është befasuar sot me faktin qe Kosova ka pranuar ta bëjë draft-statutin e Asociacionit dhe për letrën dërguar KiE-së.

“Drafti i cili është i hartuar nga bashkësia evropiane, është konglomerat i drafteve të ndryshme, duke filluar nga drafti i Kosovës të cilin e kanë bërë serbët e që ka qenë i papranueshëm, pastaj është edhe një draft i kryeministrit të Shqipërisë, pastaj drafti franko-gjerman që është bashkëdyjëzuar dhe është formuar një draft tjetër”, ka thënë Kryeziu në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Kryeziu ka thënë tutje se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ka kaluar në parlament dhe janë bërë ligje.

“Ligjet që kalojnë në Parlament, Qeveria e ka detyrë t’i zbatojë, në kuadër të këtij ligji është edhe Asociaicioni që Qeveria ka pasur detyrë ta zbatojë si të tillë, por për shkak të zhvillimeve politike është vonuar 11 vjet. Tash kemi presionin që është bërë shumë serioz…”, ka shtuar ish-gjyqtari i Kushtetuesës, Kadri Kryeziu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika