Kryeziu për vendimin e Kushtetueses: Duhet të zbatohet, debatet mund të vazhdojnë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani është përfundimtar dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Kryeziu ka thënë se pavarësisht debatit publik që mund të shoqërojë vendimin, karakteri i tij juridik nuk vihet në diskutim.

“Vendimi i GJK është  i zbatueshëm dhe duhet të pranohet. Për shkak se GJk është institucion final, që bën interpretimin e Kushtetutës dhe është institucion shtetëror. Interpretimin e Kushtetutës mund ta bëjmë edhe ne profesorët, politologët e gazetarët, por interpretimi vendimmarrës është interpretimi shtetëror, të cilin e bën një organ i centralizuar, te ne quhet GJK. Ky vendim duhet të pranohet nga organet shtetërore. Por debatet mund të vazhdojnë rreth vendimit”, ka thënë Kryeziu.

Deklaratat e tij vijnë pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e shpalli pa efekt juridik dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, të nxjerrë më 6 mars.

Sipas vendimit, deputetët kanë në dispozicion 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri. Nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet automatikisht në bazë të Kushtetutës, dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Gjykata gjithashtu ka sqaruar se procedura për zgjedhjen e presidentit nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika