Kthimi i të burgosurve shqiptarë, Anglia dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje

Në këtë marrëveshje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet

Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje, për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze ka konfirmuar për Top Channel se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Top Channel mëson se në këtë marrëveshje të re të udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.

Aktualisht, në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536, mes tyre 17 persona të dënuar për vrasje.

Qeveria angleze dhe ajo shqiptare në orët në vijim pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila pritet të nënshkruhet në Londër nga kryeministrat Sunak dhe Rama apo dy ministrat e drejtësisë Ulsi Manja dhe Alex Chalk, muajin e ardhshëm.

Ditët e fundit, gazetat “Daily Telegraph” dhe “The Sun” paralajmëruan përmes dy shkrimeve të ndryshme javën e shkuar se kjo marrëveshje ishte drejt finalizimit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika