Kujdesi i lëkurës gjatë shtatzanisë

Një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre është ajo e pritjes së ëmbël, dhe më pas ardhja në jetë e foshnjes dhe krijimi i një lidhjeje të pathyeshme për gjithë jeten, gjatë gjidhënies

Njollat e errëta në fytyrë gjatë shtatzanisë

E gjithë bota rreth femrës pëson një ndryshim rrënjësor, përfshirë ketu dhe rutinën e përkujdesjes së lëkurës.
Ndryshimet hormonale që prekin gjithë organizmin, lënë shenjën e tyre dhe në lëkurë. Shumë nëna të reja përjetojnë një simptomë të re në lëkurën e tyre, ose një përkeqësim të një gjendjeje ekzistuese.

Ky ndryshim vihet re akoma më shumë, te ato që kanë kohë që vuajnë nga rosacea, ekzema apo psoriasis. Ka dhe nga ato femra me fat, që shtatzania u jep një nur e shkëlqim që zgjat përgjatë gjithë 9 muajve.

Problematikat më të zakonshme që prekin gratë shtatzëna, apo nënat e reja në gjidhënie janë:
-tharje ose dehidratim i lëkurës që më përpara ishte e yndyrshme.
-hiperpigmentim (njolla kafe) në gjithë sipërfaqen e lëkurës, deri në shfaqjen e melazmës.
-linea nigra, një vijë e zezë që përshkon të gjithë barkun, që gjithashtu është një formë hiperpigmentimi në ngjyrë kafe të errët në të zezë.
-aknet.

Por çfarë e dallon melazmën nga njollat e zakonshme kafe?
E njohur ndryshe si maska e shtatzanisë, është një hiperpigmentim simetrik i fytyrës, kryesisht në zonat që ekspozohen më shumë ndaj diellit ,si: balli, faqet, mjekra.
Lidhet me një predispozitë gjenetike dhe prek kryesisht femrat me flokë në ngjyrë të çelët. Vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale, kryesisht gjatë trimestrit të tretë, ku përfshihet rritja e niveleve të progesteronit, estrogjenit dhe hormonit që stimulon prodhimin e melaninës. Kremrat e diellit që kanë SPF të cilët mbrojnë vetëm nga rrezet UVB, nuk janë shumë efektive në parandalimin e mbiprodhimit të melaninës, prandaj këshillohet të përdorni një krem dielli me faktorë mbrojtës për rrezet UVA+UVB.

Lëkura është organi më i gjerë në të gjithë trupin dhe duhet pasur kujdes se çfarë vendosni mbi të (edhe nëse nuk jeni shtatzënë).

Është krijuar dhe ideja që çdo produkt që gratë shtatzënë vendosin mbi lëkurë, është i rrezikshëm, por këtë do e klasifikojmë te “Mitet e bukurisë”!

Një mit tjetër lidhur me këtë temë, që po e nxjerrim zbuluar, është që nëse një produkt është “organik” ka dritën jeshile për t’u përdorur. Nuk ka studime të mirëfillta dermatologjike për secilin produkt të tillë, sidomos për ata që kanë vetëm një etiketë me mbishkrimin “100% natyral”, por mungon kryesorja: etiketa me përbërësit.

Përbërësit që konsiderohen të rrezikshëm, kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe janë në gjendje të kalojnë placentën ose të dalin me qumështin. Kujdesuni gjithmonë të lexoni mirë etiketat e përbërësve.

Këtu përfshihen:

1.Retinoidet
Vitamina A është thelbësore për mirëfunksionimin e sistemit imunitar, shikimit dhe lëkurës. Kur absorbohet nga lëkura, trupi e transformon në retinol.
Retinoidet, të famshëm për shërimin e akneve dhe vetitë e fuqishme antiage, duhen shmangur me çdo kusht.
Produkte që përmbajnë vitaminë A: retinoli, acidi retinoik (Retin A), tazarotene (Tazorac), adapalene (Differin)
Nga studimet e kryera, përdorimi në doza të larta, është i lidhur me malformacione gjenetike të rënda, apo çrregullime neurologjike te foshnja.
Nëse po perdorni Accutane (isotretinoin) dhe planifikoni të ngelni shtatzënë, konsultohuni patjetër me mjekun gjinekolog për alternativa të tjera të sigurta, si vitamina C, për të cilën do flasim gjerësisht më poshtë.

2.Hidroquinone
Përdoret gjerësisht për zbehjen e hiperpigmentimit, e sidomos të melazmës, por për efektet anësore që ka, është i ndaluar në shumë shtete.
Arbutin është një derivat që nuk jep asnjë efekt anësor, por rekomandohet të mos përdoren produktet që e përmbajnë.

K-Beauty ka një numër të kufizuar produktesh që përmbajnë retinol ose arbutin, sepse filozofia e tyre është që mënyra më e mirë e trajtimit është parandalimi!

3.Acidi salicilik (BHA) ose acidi glikolik (AHA) në përqëndrime të larta.
Ka produkte koreane me përqindje të ulëta të tyre, por përfshihen në zonën gri, sepse nuk ka studime të mirëfillta që e aprovojnë ose e ndalojnë përdorimin e tyre.
Acidi salicilik nuk absorbohet mjaftueshëm nga lëkura, por rreziku i mundshëm është më i lartë se benefitet kozmetike.
Mjekët gjinekologë rekomandojnë që për arsye sigurie, të mos përfshihen në rutinë.

4.Filtrat kimike të kremrave të diellit, si avobenzone apo oxybenzone dhe derivatet e tij.
Oxybenzone njihet për vetitë e tij në çrregullimin e niveleve të hormoneve. Është një përbërës i zakonshëm i firmave perëndimore, ku kremi i diellit konsiderohet si produkt farmaceutik.
Këtu po thyejmë dhe mitin numër 3! Jo domosdoshmërisht, një produkt i marrë në farmaci do të thotë liri në përdorimin e tij gjatë kësaj periudhe!

5.Paraben, amonium, që gjenden në produkte si bojërat e flokeve, manikyret.

Ekziston një keqkuptim i madh, që gratë shtatzënë i kanë të limituara opsionet e produkteve që mund të përdorin për mirëqenien e lëkurës dhe nuk e “gëzojnë” të drejtën të marrin të gjitha benefitet që ato zoterojnë.
Nuk besoj se do lodhem ndonjëherë duke shprehur faktin që K-Beauty është vite dritë larg kozmetikës perëndimore, “fajtorja” pse femrat shtatzënë mendohen 100 herë para se të vendosin diçka mbi lëkurë. Pjesa më e madhe e produkteve të një marke çfarëdo koreane janë plotësisht të sigurta për përdorim gjatë kësaj periudhe, dhe nuk ndalojnë këtu sepse u japin zgjidhje të gjitha problematikave që nga aknet “kokëforta” deri te tharja e kruarja e lëkurës.
Më poshte do të përmend disa përbërës, së bashku me produktin që e përmban, që do të jenë shpëtimi i lëkurës suaj!

1.Vitamina C
Vitamina C është një përbërës me veti zbardhuese, që shumica e femrave e kanë në rutinë përpara se të ngelin shtatzënë, por mendimi që është një përbërës aktiv i step ta përdorin rregullisht gjatë shtatzanisë.
Lajmi i mirë është që nuk keni nevojë ta hiqni nga përdorimi kur bebi është rrugës.
Klairs Freshly Juiced Vitamin Drop është një opsion 100% i sigurt për ta përdorur këtë antioksidant të fuqishëm gjatë kësaj periudhe. I jep lëkurës një dozë ditore me 5% vitaminë C.

Këshillohet ta perdorni që në ditët e para të shtatzanisë, që të parandaloni formimin e shenjave kafe dhe më kryesorja, melazmës.
Por nuk ndalemi vetëm këtu!
Një produkt tjetër i sigurt që e përmban është NEOGEN Vita Duo Cream Joan Day Joan Night, më saktë kremi i ditës!
Me konsistencë të lehtë në formë xheli, që përmban dhe çaj jeshil, një tjetër antioksidant që mbron nga radikalet e lira dhe dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit në lekurë.


Kremi i natës përmban Vitamin E, një tjetër vitaminë që klasifikohet te vitaminat e sigurta (së bashku me vitaminen K). Do zgjoheni me një lëkurë të butë e të qetë.
Vaji i livandos në përbërje, përmes aromaterapisë, do bëjë relaksimin gjatë masazhimit të lëkurës.
Bonus i këtij kremi është që mund ta përdorni dhe në zonën e barkut!

2.Acidi Hialuronik
Eshtë një përbërës hidratues, që njihet për vetitë hidratuese përmes kyçjes së lagështisë në shtresat e thella të lëkurës, por dhe vetitë antiage.
Këtë përbërës mund ta bëni pjesë të rutinës suaj përmes HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Moist), për lëkurat e thata ose të dehidratuara ose përmes HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Light) për lëkurat e yndyrshme.

3.Beta-Glukani
E mendonit që mund të kishte një përbërës hidratues 20% më të fuqishëm se acidi hialuronik dhe që e gjeni te një serum qe e ka shumë të përqëndruar?
Benefite të tjera të IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum:
-riparon barrierën e dëmtuar, sidomos në lëkurën ekzematike.
-parandalon dëmtimin qelizor si pasojë e ekspozimit në diell.
-mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm, sepse molekulat e serumit formojnë një shtresë të hollë të padepërtueshme mbi lëkurë.


Eshtë shpëtimtari i lëkurave të thata dhe së bashku me tonerin me acid hialuronik, bëjnë mrekulli në lëkurë.

4.Krem dielli me filtra fizikë
Mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies, është një krem dielli mineral, që ka në përbërje bllokues fizikë si: oksid zinku (që ne e preferojmë më shumë) dhe oksid titani. Zgjedhja është MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++, që ka konsistencë në formë qumështi, përhapet lehtësisht, kontrollon sebumin gjatë ditës dhe të gjitha këto e bëjnë të përshtatshëm dhe për lëkurat me tonalitet më të errët.

Së bashku me vitaminën C në rutinën e mëngjesit ,përbëjnë një dyshe “vdekjeprurëse” kundër dëmeve që shkaktojnë rrezet UVA dhe UVB të diellit.
Përveç kësaj guide, kemi menduar t’jua lehtësojmë gjërat përmes krijimit të 3 seteve specifike që targetojnë:
-thatësinë e lëkurës
-hiperpigmentimin
-mbiprodhimin e yndyrës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika