Kuleba takon Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken

Antony Blinken e ka siguruar Kulebën se ndihmat ushtarake janë rrugës për në Ukrainë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Antony Blinken në Berlin, dhe vuri në dukje se më shumë armë dhe ndihma të tjera janë rrugës për në Ukrainë.

Të dielën, në takimin në Berlin, Kuleba do të informojë ministrat e jashtëm të NATO-s mbi situatën në terren në Ukrainë.

Ai ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord të punojnë ngushtë së bashku për të siguruar që eksportet e ushqimit ukrainas të arrijnë te konsumatorët në Afrikë dhe Azi. Ai ka thënë se është mirënjohës ndaj Sekretarit Blinken dhe SHBA-së për udhëheqjen dhe mbështetjen e palëkundur të tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, ka thënë se Sekretari Blinken dhe Ministri i Jashtëm Kuleba kanë diskutuar për ndikimin e veprimit ushtarak rus në Ukrainë, duke përfshirë sigurinë globale të ushqimit. Price ka thënë se sekretari përcolli detaje në lidhje me këstin e fundit të ndihmës amerikane për sigurinë, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika