Kultivoi mbi 100 bimë narkotike, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgimin e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit me iniciale M.H, i cili dyshohet se ka kultivuar 107 bimë narkotike

Prokuroria Themelore, Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit me iniciale M.H, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në njoftimin e prokuorisë thuhet se, i pandehuri nga data e pacaktuar deri me 25 gusht të vitit 2022, ka kultivuar 107 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

“Prokuroria njofton se, i pandehuri M.H., me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022, në fshatin Lug- Bunar, Komuna e Gjakovës, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të substancave narkotike ose psikotrope”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas prokurorisë, në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur armë dhe municion, për të cilat nuk kishte leje.

Gjithashtu, i pandehuri M.H., më parë e deri më 25 gusht 2022, në shtëpinë e tij, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për Armët, një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, si dhe një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë, ku ato i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I dyshuari, sipas prokurorisë, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika