Kumanovë – Dyshohet se burri vrau gruan, vjehrrën e më pas veten

Dyshohet se një 46-vjeçar në Kumanovë ka kryer vetëvrasje pasi ka vrarë dy anëtarë të familjes. Rasti është duke u hetuar

I dyshuari 46-vjeçar në Kumanovë dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën, sipas informacioneve zyrtare.

Siç raporton Alsat M, pas aktit, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke kërcyer nga kati i katërt i pallatit ku jeton, mirëpo ai ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për në Spitalin e Shkupit.

Pas dërgimit në spital, ai ka ndërruar jetë.

Sipas KumaovoNews, i dyshuari ishte raportuar disa herë në policinë vendase për ngacmim dhe dhunë në familje.

Sipas raportimeve të DailyMacedonia, hetimet lidhur me zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Kumanova është qytet në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika