“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

Ish-i burgosuri politik, Salih Sefa, ka ndarë përvojën e tij tronditëse gjatë gjykimit që i dha tetë vjet burgim. Ai kujton se gjyqtari Ahmet Ahmeti, që udhëhoqi procesin nga 19 deri më 25 qershor, nuk e lejoi as të fliste, duke treguar një qëndrim të hapur përçmimi.

“U dënova me tetë vjet. Gjatë gjykimit, i cili zgjati nga 19 deri më 25 qershor, ishim rreth 20 persona të gjykuar nga gjyqtari kryesor, Ahmet Ahmeti. Ai kishte për detyrë të na trajtonte drejtësisht, por jo vetëm që nuk na lejoi të flisnim, por u duk se na përçmonte hapur. Ahmetin e kam takuar një herë ”, tha Sefa.

Pas lirimit, Sefa përshkroi takimin e tij të parë dhe të fundit me gjyqtarin Ahmeti.

“Isha në dyqan kur vëllai më pyeti: ‘A po e njeh këtë?’ Ishte ai, me një djalë, dhe kur më pa, iku menjëherë,” rrëfen Sefa, duke përshkruar ndjenjën e çuditshme që e përfshiu.

Sefa theksoi se nuk ishte rëndësia e dënimit, por sjellja e atyre që ishin të përfshirë në proces, ajo që duhej të ndryshonte.

“Nuk u ndjeva mirë. Ne e dinim se ai do t’i lexonte ato dënime, por pse nuk sillej siç duhet? Pse kishte një sjellje të tillë? Për mua nuk ishte e rëndësishme sa do të dënohesha, por që ata njerëz aty brenda të fillonin të ndryshonin diçka,” tha Sefa.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika