Kurti – ambasadorëve të QUINT-it: Kosova e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen, Serbia po refuzon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para ambasadorëve të QUINT-it se Kosova është gatshme për të nënshkruar marrëveshjen, por Serbia po vazhdon të refuzojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it në Kosovë, 30 tetor 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it në Kosovë, me qëllim të ofrimit të informacioneve më të fundit mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka theksuar se nëse çështja do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ata do të ishin në gjendje të kishin arritur një marrëveshje dhe të ishin tashmë në fazën e zbatimit të saj.

Ai ka bërë të ditur se Kosova është ende e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë, Aneksin e Zbatimit dhe draftin e datës 21 tetor.

Megjithatë, kryeministri ka shtuar se Serbia vazhdon të refuzojë.

“Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, Aneksin e Zbatimit dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre në përpjekjen për të rivendosur dialogun pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në, për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka shkruar tutje Kurti.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika