Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri te varri i veprimtarit dhe atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Fazli Greiçevci.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ai vendosi lule mbi varrin e tij, në 61-vjetorin e vrasjes së tij.

“Fazli Greiçevci i takon një gjenerate të hershme të veprimtarëve të cilët dhanë gjithçka për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Ai ishte pjesë e rëndësishme e organizimeve dhe aktiviteteve politike me veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Përveç si veprimtar e patriot, Fazli Greiçevci dha kontributin e tij edhe si mësues e poet, intelektual e aktivist i palodhur. Në këtë përvjetor, e kujtojmë dhe përulemi para veprës së tij të lavdishme për liri e dinjitet. Ai vdiq nga torturat vdekjeprurëse të policisë sekrete jugosllave, në burgun e Prishtinës me 17 gusht 1964. Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Greiçevcit!”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika