Kurti: Beogradi po nxit dhe frikëson serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prej fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për targat, nuk është regjistruar asnjë incident

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos i bojkotojnë institucionet e Kosovës, duke u larguar nga to.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se prej fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për targat, nuk është regjistruar asnjë incident.

Por sipas tij, përkundër kësaj, ka pasur nxitje ndaj serbëve të Kosovës që t’i braktisin institucionet e vendit.

“Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e makinave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja”, ka thënë Kurti.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS

“Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar se deri kur do të zgjasë bojkotimi institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb.

“Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina vazhdon të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare, që i bie të kthejë prapa vendimin për regjistrimin, derisa të miratojë Asociacionin e Komunave”, ka thënë Goran Rakiq.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika