Kurti para takimit me Abdixhikun: Gjithmonë pres më të mirën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot prej orës 18:00 në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së së Presidentit të Kosovës.

Kurti, gjatë hyrjes në Kuvend, ka deklaruar se do ta ruajnë konfidencialitetin deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Ai ka theksuar se pret gjithmonë më të mirën sa i përket mundësisë për një marrëveshje.

Sot është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka emra të propozuar për kandidat për President, por ata ende nuk janë bërë publikë. Sipas Glauk Konjufcës, emrat ekzistojnë, por nuk janë bërë të ditur për shkak të procesit të negociimit.

Takimi i sotëm pritet të tregojë nëse Kurti dhe Abdixhiku do të arrijnë një dakordim për një emër konkret për Presidentin.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika