Kurti: Drafti për Asociacionin është më i avancuar, por nuk jemi të kënaqur plotësisht

Është draft tjetër, pakrahasimisht më i avancuar por nuk do të thotë që jemi të kënaqur plotësisht, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 24 tetor i ka dërguar vërejtjet dhe kritikat e tij emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se nuk mund t’i bëjë publike këto vërejtje dhe kritika për shkak të konfidencialitetit, por thotë se drafti është më i avancuar dhe krejtësisht tjetër nga ai i marrëveshjeve më të hershme.

“Unë për hir të konfidencialitetit të draftit, nuk mund të flas për vërejtjet dhe kritikat e mia, i kam përcjellë Lajcakut përmes Bislimit më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Është draft tjetër, pakrahasimisht më i avancuar, por nuk do të thotë që jemi të kënaqur plotësisht, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit sërish ka theksuar se draftin e Asociacionit e ka pranuar vetëm si pjesë të një pakete, duke kërkuar që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe të jetë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika