Kryeziu: Kurti veproi mirë në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit

Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i njeh Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë prej 24 hektarëve. Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka pohuar këtë veprim si të mirë dhe ligjor, por ka shtuar se vendimet e mëparshme për të mos zbatuar vendimin e Kushtetueses nuk kanë qenë në të mirën e Kosovës

Se kryeministri Albin Kurti e ka “përbirë bretkosën” me urdhrin që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarëve, Manastirit të Deçanit, e ka pohuar ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, duke metaforizuar se më vonë “mund t’i dal, një peshk i mirë, një krap i mirë”.

Ndonëse metafora ka nuanca optimiste, Kryeziu ka shtuar se “nuk jemi të lumtur si shqiptarë me këto vendime”.

“Ka mundësi të jetë i padrejtë”, ka thënë Kryeziu në “FIVE” të Dukagjinit.

Kryeziu ka thënë se Kurti ka bërë një veprim të mirë, ligjor por edhe detyrues dhe se veprimet që janë bërë deri më tani që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses, nuk kanë qenë në të mirën e Kosovës.

“Kryeministri ka bërë një veprim të mirë, ligjor dhe detyrues.  Të gjitha apo veprimet që nu i ka bërë deri tash kane qenë jo në të mirën e Kosovës. Sepse është një vendim i Kushtetueses, cili vendimet e Kushtetueses janë lidhe dhe ligjet t’i zbatojnë autoritet zyrtare të shtetit. D.m.th. është vonim, jo vetëm kjo qeveri po edhe edhe qeveritë e kaluara në akt drejtim, se është obligim ligjor kushtetues në kuadër të Kosovës, por ka edhe karakter ndërkombëtar”, ka shtuar Kryeziu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika