Kurti e quan “luftë hibride” publikimin e bisedës Kusari-Lila – Radojçiq

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur "luftë hibride" publikimin e një përgjimi mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radojçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një formë të “luftës hibride” publikimin e një bisede mes Milan Radoiçiqit dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kurti, duke u shprehur rreth këtij zhvillimi, theksoi se kjo nuk është hera e parë që përballet me sulme të tilla dhe se e konsideron këtë si një vazhdimësi të përpjekjeve për destabilizim.

“Kështu që në këto momente nuk kam as se si ta shoh as ta dëgjoj por përshtypja ime është tash do intestfkohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës e në veçanti kundër Qeverisë sonë, kundër grupit tonë parlamentar dhe kundër shefes së Grupit Parlamentar. Këtë e kemi parë edhe në të kaluarën dhe unë nuk pres shumë çka të re prej atyre të vjetërve, të cilët natyrisht problemi më të madh e kanë sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pas, sundim të ligjit, rend publik, kushtetutshmëri dhe integritet territorialet, nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti.

Sipas raportimeve të Paparacit, përgjimi tregon një përpjekje të Kusari-Lilës për të siguruar votat e Listës Serbe për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2022. Në këtë komunikim, Radojçiq i shprehte qëndrimin e tij Kusari-Lilës për të mos qenë pengesë për kalimin e këtyre nismave legjislative, duke treguar një nivel të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në ato momente.

Kujtojmë se para sulmit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan, Radojçiq ka qenë në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga janari i vitit 2019 dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika