Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se populli i Kosovës e njeh nga afër dhimbjen e luftës, dëbimit dhe humbjes, por edhe forcën për t’u rimëkëmbur dhe për t’u bërë më i fortë.
Ai ka deklaruar se kjo forcë po shihet sot te populli ukrainas, i cili prej vitesh po përballet me agresionin rus dhe pasojat e rënda të luftës. Sipas tij, përvoja e Kosovës e bën solidaritetin me Ukrainën jo vetëm politik, por edhe njerëzor.
Në Zyrën e Kryeministrit është pritur një grup grash nga Ukraina, të cilat kanë marrë pjesë në një trajnim të organizuar në Kosovë për deminim dhe pastrim të mjeteve shpërthyese.
“Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej. Po këtë forcë e shohim sot në Ukrainë.