Kurti: Eskalimi në veri ishte i planifikuar, autor është Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Kosovës deklaroi se eskalimi i situatës në veri të Kosovës ishte i planifikuar nga Serbia. Ai tha se kishte prova, foto dhe video për këtë gjë. Kurti gjithashtu theksoi se Jabllanoviq ishte kërcënuar nga Beogradi për të penguar kandidimin e tij. Ai gjithashtu mohoi pretendimet se Policia e Kosovës kishte hyrë në objekte komunale me forcë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se eskalimi i situatës në veri të Kosovës ishte i planifikuar mirë nga ana e Serbisë.

Ai tha se për këtë gjë ka edhe prova, foto e video.

“Më 29 maj, një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje të mjaftueshme, me video dhe foto, se ishte mirë i organizuar, dhe kishte autorë, ai është Beogradi zyrtar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Jabllanviq-i është kërcënuar nga Beogradi, duke ia pamundësuar kandidimin. Sipas tij, po të kandidonte, sot do të ishte kryetar i Leposaviqit.

“Me 21 prill, Lista Serbe bën thirrje për bojkot, në këtë ditë Aleksandër Jabllanoviq, u tërhoq nga gara, po të mos tërhiqej ai do të ishte kryetar i Leposaviqit”, ka thënë ai.

Tutje kreu i qeverisë në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit ka thënë se nuk është e vërtetë që Policia e Kosovës ka hyrë në objekte komunale me forcë.

“Të shumtë janë ata që praninë e forcave të Policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, nuk ka nevojë ta quajmë ashtu. Ajo është e Kosovës, nuk hynë policia me forcë në ndërtesë të vetë, nuk hynë kryetari i komunës me forcë, është zyra e tij. Nuk ka pasur asnjë arsye të hyhet me forcë për ata që e shohin vetëm fotografinë që hynë kryetari. Ata nuk i duan ndërtesat, ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam, ata i kanë braktisë. Unë kam pasur hall se kur të hynë kryetarët se çka do bëjnë serbët në administratë brenda, ndërtesat kanë qenë të zbrazta”, ka thënë ai.

Shoqërimi i kryetarëve të veriut, sipas Kurtit, ka qenë vlerësim i institucioneve të sigurisë që e kanë vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika