Kurti falënderon deputetët që votuan për ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në

Në Kuvendin e Kosovës, 89 deputetë të cilët ishin të pranishëm kanë votuar pro ratifikimit për marrëveshjen që Qeveria e ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), e për këtë ka reaguar kryeministri, Albin Kurti duke i falënderuar pasi votuan pro ende pa u bërë 2/3 e ditës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar për ratifikimin e grantit mbi 200 milionë eurosh të MCC-së për energji e zhvillim.

“I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës,” Ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, nuk ka pozitë e as opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-së. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.”

Kryeministri Kurti është shprehur se nëpërmjet këtij granti po trasohet rruga për një të ardhme energjetike të qëndrueshme të sigurtë dhe të pastër.

“Një investim gjigant që do të sjellë investime të reja,” shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika