Kurti: Fertilizmi i asistuar mjekësor do të ofrohet për herë të parë në institucione publike

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është renovuar plotësisht dhe është gati për të pritur pacientët.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Klinika e Gjinekologjisë në QKUK është gati.

Pas një investimi mbi 5 milionë euro, Kurti ka thënë se përveç renovimeve të tjera, në këtë klinikë do të ketë ventilim qendror dhe klimatizim për herë të parë.

Gjithashtu, ky investim përfshin edhe fertilizimin e asistuar mjekësore që do të ofrohet për herë të parë në institucione publike ka theksuar Kurti.

“Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është gati. Hapësira më të mira, shërbime të reja, mjedis më i rehatshëm. Nga tetë shtretër për një dhomë, tani do të jenë vetëm dy, me banjo përkatëse dhe nyje sanitare. Klinika ka hapësirë të veçantë për shërbimin e mjekësisë fetale dhe amniocentezës, të cilat kanë munguar deri tani në shëndetësinë publike, dhe për herë të parë ka ventilim qendror dhe klimatizim.  Investimi prej rreth 5.5 milionë eurosh përfshin fertilizimin e asistuar mjekësor (IVF) që gjithashtu do të ofrohet për herë të parë në institucione publike me një çmim të përballueshëm.

Krahas shtesave mujore për to dhe fëmijët, po e shtojmë kujdesin meritor për nënat e reja, shëndetin e tyre dhe foshnjat që i presin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika