Kurti: Greqia, afër njohjes së Kosovës

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon në planin diplomatik të saj për të arritur njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Greqia është afër të të njohurit  Kosovën.

Në një intervistë për mediumin polak “TVP World”, Kurti ka theksuar se Kosova po punon në planin diplomatik të saj për të arritur njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së.

“Kemi punuar fuqishëm në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është e para kur vije në radhën e vende për t’u afruar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës’, ka theksuar Kurti.

Ky i fundit ka deklaruar se Kosova ka aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian dhjetorin e vitit që lamë, pas pavarësisht faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së.

Kurti ka deklaruar se dëshira e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se dhe vetë Kosova do të donte të kontribuonte në BE.

“E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha gjithashtu se Kosova duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika