Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE-ja i merr parasysh kushtet për Asociacionin

Bashkimi Evropian ka konfirmuar përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiq, ndërsa ka theksuar se i ka marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre

Pamje nga takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuqiç në ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borell dhe emisarit special të BE-së pë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, Bruksel, 18 gusht 2022 (Foto nga arkivi).

Takimi i tyre i fundit ishte tre muaj më parë. Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian (BE) për dialog, pritet të sjellë sërish ballë për ballë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirëpo, ndërmjetësuesit e dialogut ende nuk ia kanë dorëzuar palëve ftesat zyrtare për takim.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.

Nga BE-ja raportohet se kanë konfirmuar për KP-në, përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiq, derisa kanë theksuar se kanë marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre, ani pse zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ditë më parë ka thënë se Brukseli ka vërejtje në dy prej tyre.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. Gatishmërinë për të e kemi shprehur edhe publikisht. Do t’ju mbajmë të informuar me kohë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për KP-në, se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.

Sipas tij, forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit si dhe çdo propozim që mund të kenë të dyja palët, është në kuadër të dialogut.

“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës, më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dyja palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, ka deklaruar ai.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri Kurti pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pranuar zyrtarisht propozimin e BE-së për dialogun.

Ai këtë e ka konsideruar si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në lidhje me këtë, Kurti të shtunën ka biseduar edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika