Kurti: Kërcënimet e Beogradit synojnë që të krijojnë epërsi në negociata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se pala serbe është e interesuar që nëpëmjet kërcënimeve të krijojnë epërsi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë më 24.08.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se pala serbe në “mënyrë të panevojshme dhe artificialisht është duke e eskaluar retoriken ashtu dhe veprimet në fushën e sigurisë”.

Tutje, i pari i qeverisë ka thënë se pala serbe, nuk është duke i lejuar qytetarët serb në veri të Kosovës t’i përkrahin vendimet e Qeverisë.

“Kjo përbën cenim të drejtëpërdrejët si të sigurisë nacionale ashtu dhe të rajonit në tërësi”.

“Këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsi në negociata, duke kërcënuar Bashkimin Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe Mbretërinë e Bashkuar me tensione”.

Sipas Kurtit, kërcënimet për largimin nga institucionet i bëjnë vetëm kriminelët si Milan Radojçiq dhe jo qytetarët që duan të integrohen, se këtë e kanë qëllimin primar.

Më tej, Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se përfaqësuesit serbë nuk duhet t’i përkrahin interesat e kriminelëve, që nga krimi kanë hyrë në listën e zezë të SHBA-së, por interesat e qytetarëve.

“I siguroj të gjithë qytetarët e pakicës serbe se Qeveria e Kosovës është qenësisht e interesuar për integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të vendit dhe promovimin e plotë të lirisë së lëvizjes dhe përfaqësim të standardeve dhe praktikave evropiane për adresimin e nevojave specifike të minoriteteve”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka treguar se i janë përkushtuar dialogut të brendshëm dhe se janë të interesuar që këtë dialog ta fuqizojnë edhe më shumë.

“Ju lutem mos e ndiqni retoriken luftënxitëse që po ju imponohet nga mediat luftënxitëse, por të informoheni drejtpërdrejt nga burimet vendimmarrëse”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika