Kurti: Kosova dhe Irlanda Veriore do të vazhdojnë bashkëpunimin në ekonomi e kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, me të cilin ka rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm mes Kosovës dhe Irlandës Veriore në ekonomi dhe kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut, Chris Heaton - Harris.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në rezidencën zyrtare “kështjella malore”.

Në postimin e tij në X, Kurti ka theksuar se në të dyja vendet, Kosovë dhe Irlanda Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Ai ka bërë të ditur se kanë rëndë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Irelandës veriore, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe kulturës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut, Chris Heaton – Harris.

“Kënaqësi për t’u takuar me sekretarin e Shtetit britanik për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris, në atë historike “Hills Castle”. Në të dyja, Kosovë dhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar. Ne ramë dakord të eksplorojmë bashkëpunim të mëtejshëm mes Kosovës dhe Irlandës Veriore në ekonomi dhe kulturë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika