Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova mbështetë operacionin anti-narkotik të Amerikës në Venezuelë.
Ai shtoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s, ofron mbështetje të plotë në “luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë, njofton Dukagjini.
“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”, ka thënë Kurti.
Mes tjerash, Kurti thotë se në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.