Kurti: Kosova po forcohet si destinacion i preferuar për investime në energji elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Qeveria përpiqet të krijojë një sektor energjetik të sigurt dhe stabil, duke e vendosur qytetarin në qendër të politikave të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të procesit të ofertës për Ankandin Solar Fotovoltaik me kapacitet prej 100 megavatësh, ka deklaruar se Kosova po bëhet një destinacion i preferuar për investime në energji elektrike.

Kurti ka theksuar se zhvillimi i kapaciteteve të energjisë elektrike përkojnë me përparimin ekonomik të shtetit dhe se çdo megavat i ri i instaluar ofron një potencial të rritjes së prodhimit dhe ekonomisë.

Ai gjithashtu ka thënë se si qeveri përpiqen për të krijuar një sektor energjetik të sigurt, duke vendosur qytetarin në qendër të politikave të tyre.

Në fjalën e tij gjatë ankandit elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavateve, Kurti u shpreh se përforcimi i statusit të Kosovës si një destinacion i preferuar për investime në energji është rezultat i politikave stabile dhe të përkushtimit për një ambient të sigurt për bizneset.

“Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu nuk është rastësisht. Përgjatë më se një viti, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë, kanë punuar me mund dhe nder për të zhvilluar një proces transparent dhe të barabartë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit tonë të parë, por me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile të ambientit të sigurt për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike, si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale”, ka deklaruar Kurti, transmeton EO.

Kryeministri gjithashtu ka bërë të ditur se parku solar do të ndërtohet në tokë publike, duke theksuar se kjo do t’u shërbejë interesave të publikut.

“Themi për një sektor energjik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike sepse publikës do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plore”, ka thënë Kurti.

Kurti falënderoi Ministrinë e Ekonomisë dhe institucionet tjera për përkushtimin e tyre, duke vlerësuar gjithashtu ndihmën e USAID-it në këtë proces.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika