Kurti: Kosova, prijëse e respektimit të lirisë së besimit dhe fesë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Kosovë, liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara duke shtuar "se edhe para miratimit të ligjit, respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare.

Kurti, me këtë rast, tha se në Kosovë, liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit, respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel, raporton EO.

“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjore për liritë fetare. Liria e besimit dhe fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë”, ka deklaruar Kurti.

Madje, ai tha se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit, ndërsa qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Edhe para se të miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë, Qeveria synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Sipas Kurtit, një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetar nga çdo kënd i botës dhe se ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar pluralizmin fetar.

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika