Kurti: Kosova s’mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera.

Ai u ka bërë thirrje prokurorisë e gjyqësorit që t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

“7 vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin.7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit.  7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.  Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë”, u shpreh Kurti.

Kurti, ka thënë se ndonëse drejtësia për Astritin mund të vonojë siç thekson ai, e mund të pengohet nga jashtë e brenda sistemit, por e njëjta nuk do të harrohet.

Në një mbledhje të pikave të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti potencon se vrasja e qindra idealistëve në burgjet e Kosovës dhe jashtë saj, para luftës apo në fushëbeteja gjatë luftës solli rendin e tyre që e ka emrin liri.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit e njëkohësisht kryetari i LVV-së, Albin Kurti, thotë se vrasja e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe Astrit Deharit pas luftës, i shton lirisë edhe një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e drejtësisë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika