Kurti: Kujdesi ndaj të gjitha moshave është detyrim moral, e sidomos për të moshuarit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se sot gjatë ditës kë nisur zbatimi i programit “Sport në Shkolla”, në Podujevë dhe është vendosur gurthemeli i Qendrës Rezidenciale për të moshuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se sot gjatë ditës ka nisur zbatimi i programit “Sport në Shkolla” në Podujevë dhe është vendosur gurthemeli i Qendrës Rezidenciale për të moshuar.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Ajo përmban një sipërfaqe prej rreth 2700 metrash katrorë e ku do ta ketë edhe bujtinën, edhe parkun, edhe fizioterapinë, por edhe kujdesin primar shëndetësor, një projekt i përbashkët ku është e përfshirë edhe Komuna”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, kujdesi ndaj të gjitha moshave është detyrim moral, e sidomos për të moshuarit, për kontributin e tyre të madh për Kosovën dhe për pleqëri të dinjitetshme.

“Falënderoj veprimtarin e shquar social Halil Kastratin dhe kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremi, bacën Kadri Balaj, komandant Remin dhe deputeten Floretë Zejnullahu e deputetin Vendenis Lahu, që u bënë pjesë bashkë me të gjithë punëtorët, në përurimin e punimeve për këtë Qendër Rezidenciale për të moshuar”, ka shtuar ai.

“E meqë gjysmën e parë të ditës sot e kalova në Podujevë, falënderoj veçanërisht kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, për shoqërimin e mikpritjen, si në qytet ashtu edhe në zyrë, e ku pata mundësinë që të njoftohem me punën dhe rezultatet e qeverisjes së profesor Bulliqit”, është shprehur kryeministri Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika