Kurti kujton masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar 26 vjetorin e Masakrave të Qyshkut të Pejës, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Në rrjetin e tij social “Facebook”, Kurti shkroi se kërkoi edhe një herë që të gjitha krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe aktet e gjenocidit të kryera nga Serbia të hetohen dhe të ndëshkohen me drejtësi të plotë.

Kurti rikujtoi se në mëngjesin e asaj dite, rreth 100 pjesëtarë të forcave serbe, të maskuar dhe të kamufluar, hynë në këto fshatra dhe ushtruan dhunë të egër mbi popullatën civile.

“Çdo 14 maj përkujtojmë mbi 120 civilë shqiptarë, të vrarë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan. Në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë hynë në fshatin Qyshk dhe në fshatrat përreth. Ishin rreth 100 pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë, të maskuar dhe të kamufluar. Pasi i dëbuan me dhunë banorët nga shtëpitë, ua grabitën paratë dhe stolitë e arit, si dhe shkatërruan dokumentet e tyre personale duke i grisur dhe djegur. Për këto krime të rënda, dëbimet e civilëve shqiptarë, shkatërrimet e pronave, vrasjet dhe plaçkitjet gjatë zhvendosjes së dhunshme, drejtësia deri tani ka qenë shumë e ngadaltë.

Të gjitha krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, së bashku me kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre, duhet të vihen para drejtësisë. Për to duhet të japë përgjegjësi drejtpërdrejt shteti i Serbisë. Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë asnjëherë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës. Populli ynë ka mbijetuar dhe qëndron i fortë e krenar. Së bashku, çdo ditë, po e forcojmë Republikën tonë, si jetësim të idealeve të dëshmorëve e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e lirisë!”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika