Mundësia për krijimin e Qeverisë, Osmani fton në takim krerët e partive politike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thirrur në takim krerët e partive politike në vend.

Ky takim do të mbahet nesër nga ora 12:00 ka thënë për Dukagjinin zëdhënësi për media në Presidencë, Bekim Kupina.

Kujtojmë se më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh Qeverinë e re pasi që në seancën e jashtëzakonshme ku vetmja pikë e rendit të ditës ishte krijimi i qeverisë, “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, 52 deputetë votuan kundër dhe katër të tjerë abstenuan.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

Por, kujtojmë se krerët e partive opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA si në seancë edhe në deklarimet pas përfundimit të saj deklaruan se nuk do ta bëjnë shumicën dhe se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Dështon krijimi i Qeverisë “Kurti 3” (VIDEO)

Dështimi i krijimit të Qeverisë së re, deklarohen nga Presidenca

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika