Kurti me një kritikë për Josep Borrell

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Josep Borrell duhet të fokusohet në një marrëveshje të vërtetë mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo në çështje teknike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell (foto ilustrim)





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një kritikë Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke thënë se vetë ky i fundit po largohet nga detyra e tij e përfaqësimit.

Dhe ai shtoi se Borrell po largohet nga zgjidhja evropiane e mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

“Mendoj se ndoshta zoti Borrell po largohet nga puna e tij e përfaqësimit, nga zgjidhja evropiane e mbrojtur nga Franca dhe Gjermania”, ka thënë Kurti për “El periodico”.

Sipas Kurtit, Borrrell duhet të fokusohet në një marrëveshje te vërtetë mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo në çështje teknike.

Unë besoj se një kryeministër nuk duhet të fokusohet në çështje aq teknike sa çështja e targave. Dhe zoti Borrell duhet të shtyjë për një marrëveshje të vërtetë dypalëshe me Serbinë, në vend që të vrapojë me këtë çështje”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika