Kurti merr pjesë në forumin e Bratisllavës në Sllovaki

Kryeministri Kurti, të enjten ka udhëtuar për në Sllovaki për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, forum ky që do të mbahet nga data 2 deri më 4 qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka udhëtuar për në Sllovaki për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 qershor, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit ‘Tani ose kurrë- duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor’, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum”, thuhet në njoftim.

Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Forumi i Bratislavës GLOBSEC 2022, është një ndër konferencat më të rëndësishme strategjike ndërkombëtare.

Forumi do të shërbejë si një platformë për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për t’iu bërë thirrje për veprim, vendeve të Perëndimit dhe partnerëve të tyre demokratikë anembanë globit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika