Kurti merr pjesë në hapjen e fushatës së PES-it për zgjedhjet evropiane: Janë më të rëndësishmet që nga viti 1979

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, sot në Romë ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve për zgjedhjet evropiane që do të bahen më 9 qershor në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian

Foto e postuar nga kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Romë ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Evropiane të Socialistëve dhe Demokratëve për zgjedhjet evropiane që do të bahen më 9 qershor në 27 vendet anëtare të BE-së.

Sipas Kurtit, fjalët me të cilat u hap kjo fushatë ishin: “Roma na e përkujton se asnjë ëndërr nuk mund të rritet pa njerëz ambiciozë dhe asnjë ambicie nuk mund të mbijetojë pa guxim. Kjo është arsyeja pse ne kujdesemi për Bashkimin Evropian. Për ne Evropa do të thotë paqe, zhvillim dhe përparim”.

“Këto zgjedhje evropiane nuk janë të rëndësishme vetëm për socialdemokratët e Evropës. Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet demokracia evropiane dhe vlerat tona të përbashkëta: drejtësia shoqërore dhe sundimi i ligjit, kushtet e dinjitetshme të punës dhe luftimi i varfërisë, të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, beteja kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtja e mjedisit, solidariteti dhe paqja panevropiane. Në thelb të këtyre vlerave të përbashkëta qëndron një premisë: respekti ndaj qytetarëve në mbarë Evropën”, ka shkruar Kurti.

“Për këtë detyrë madhore, për drejtimin e fushatës zgjedhore, para fjalimeve përmbyllëse nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe sekretarja e Partisë Demokratike Italiane, Elly Schlein, u miratua në mënyrë unanime manifesti i PES-it si dhe z. Nicolas Schmit si kandidati i përbashkët i PES-it. Si anëtarë të PES që jemi, me një delegacion të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mora pjesë në këtë kongres”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika