Kurti: Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, rrezikojmë të kemi krizë sociale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbi situatën ekonomike të vendit, duke mohuar ekzistencën e një krize ekonomike.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe aktualisht si kryeministër në detyrë, asnjë rritje ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind, ndërsa rritja mesatare ekonomike është rreth 6 për qind.

“Të nderuar deputetë në Kosovë nuk ka krizë ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58 për qind e bruto produktit vendor.

Në këto katër vite sa isha kryeministër e tash edhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind, rritja mesatare është 6 për qind prandaj dhe nuk ka protesta të qytetarëve por ka vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, po rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave, le të mos keqpërdorim procedurat, le të jemi në nivel të përgjegjësie si përfaqësues të popullit por edhe zyrtarë të shteti”, ka thënë Kurti.

“Qëndrimet e subjekte të cilat nuk janë të pranishme përbesë nuk kanë alibi. Nëse ne sipas tyre qenkemi vonuar pse nuk janë këtu për të na lënë neve fajin e popullit buxhetin. Nëse ne qenkemi vonuar pse nuk janë këtu të na lëni neve fajin e popullit buxhetin. Këtu është vendi për të folur e për të votuar. Mbi 200 milionë euro humbin pa kthyeshëm, 88 milionë nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje të Bankës Botërore. E për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare ju e dini që nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim Qeverinë sepse nevojiten 80 vota. Por interesi publik dhe e mira shtetërore e kërkon të jemi aty bashkë”, tha ai teksa iu bëri thirrje që të marrin pjesë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika