Kurti në Londër: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

Kryeministri Albin Kurti, në Samitin e Investimeve në Londër, ka deklaruar se vendi njihet si Republika e Kosovës dhe jo si ‘Kosova e Metohija’, duke theksuar nevojën për përqendrim në zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor në Londër, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosovën e njohin tri nga katër vendet fqinje dhe se vendi njihet si Republika e Kosovës dhe jo si ‘Kosova e Metohija’.

Kurti ka thënë se nëse do të referohej Kosova me emrin ‘Metohija’, atëherë edhe Serbia do të duhej të referohej ndryshe.

“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës”, ka deklaruar Kurti.

“Me mirë të përqendrohemi në ekonomi pra”, ka shtuar tutje Kurti.

Në panelin ku para tij kishte folur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, Kurti ka përmendur se Kosova nuk ka lidhje me Federatën Ruse dhe ka theksuar se ata e përkrahin Ukrainën në luftën e tyre.

Po ashtu, ai ka shtuar se vendi dëshiron që Ukraina të fitojë dhe të shohin një botë demokratike të Evropës, duke sfiduar Kremlinin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika