Kurti në Samitin e Berlinit: Nga 1 janari, Kosova lejon lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Herecegovinës, duke theksuar se kjo masë ka për qëllim të avancojë lidhshmërinë rajonale dhe të përmirësojë marrëdhëniet mes vendeve fqinje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin e Procesit të Berlinit, 14 tetor 2024.

Në fjalimin e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e integrimit evropian për vendin dhe rajonin.

Ai ka potencuar se pas dy vjetësh, Kosova duhet të marrë statusin zyrtar të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE. Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit. Në 3.5 vjetët e fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progresin demokratik dhe qëndrueshmërinë institucionale, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti e nisi fjalimin duke përmendur se Procesi i Berlinit, i nisur në gusht të vitit 2014, ka ndihmuar në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka deklaruar se, pavarësisht sfidave, rajoni vazhdon të jetë në agjendën e BE-së dhe se Tregu i Përbashkët Rajonal është një arritje e rëndësishme.

“Republika e Kosovës do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka njoftuar Kurti, duke shprehur angazhimin për të avancuar lidhshmërinë rajonale.

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për të ruajtur vlerat evropiane dhe për të shmangur ndikimin e huaj, sidomos nga Kina.

Kryeministri përfundoi duke kërkuar njohjen e përparimit të Kosovës në fushën ekonomike, demokratike dhe të sigurisë, duke e bërë apel për mbështetje në rrugën drejt BE-së.

“Njohja e arritjeve tona është një dëshmi e përkushtimit të BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj,” ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika