Kurti në SHBA, Borrell e telefonon nga Kili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell lidhur me sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë.

E veçanta e kësaj telefonate ishte se, Kurti po ashtu edhe Borrell janë jashtë vendit të tyre.

Kurti nuk e humbi mundësinë për ta shprehur këtë fakt, duke thënë se janë “të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore”.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kurti po qëndron në SHBA së bashku me Presidenten Vjosa Osmani ku ishin pjesë e funeralit të ish-Sekretarës së shtetit, Madeleine Albright.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika