Kurti në Shtutgart takohet me drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss

Në takimin e kryeministrit Kurti në Shtutgart të Gjermanisë me drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss, Në këtë takim, kryeministri Kurti ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend

Pamje nga takimi i kryeminsitrit Kurti me drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtutgart ka takuar drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss.

Në këto takime kryeministri Kurti ka theksuar mundësitë për investime dhe mjedisin e favorshëm në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional.

“Ai tha se ndikimi i stabilitetit politik vërehet edhe në Investimet e Huaja Direkte, të cilat u rritën me 22%, ndërsa me agjendën ambicioze legjislative të Qeverisë, presim rritje të mëtejme në të ardhmen e afërt”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Tutje në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se kryeminsitri Kurti ka theksuar mbështetjen e  Qeverisë për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend nëpërmjet një agjende digjitale gjithëpërfshirëse.

“Ardhja e kompanive të mëdha globale si Bosch në Kosovë do të ndihmonte sektorin vendor në rritjen e standardeve të punës, cilësisë si dhe konkurrencës brenda sektorëve, u tha në takimin me znj. Tanja Rückert nga kompania Bosch. U diskutua edhe nisma e Qeverisë për mbylljen e hendekut të shkathtësive nëpërmjet arsimit dual”, vijon njoftimi.

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti dhe drejtuesve të Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss

Në këtë takim u potencua se Kosova është lokacion i favorshëm për mbështetjen e zinxhirëve ekzistues të furnizimit dhe një alternativë e re e për investime në arsim, veçanërisht në atë digjital.

Po ashtu, u riktheksua se synimi i Qeverisë së Kosovës është përmirësimi i mundësive dhe cilësisë së jetës për të rinjtë, nëpërmjet lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë dhe mbështetjes së investitorëve.

“Qëndrimin dyditor në Shtutgart të Gjermanisë dje e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”. Aty përveç prezantimit tim për progresin e shënuar në vend dhe prioritetet e Qeverisë, pata kënaqësinë ta vizitoj edhe shtadin e Republikës së Kosovës në këtë forum”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se “në ditën e dytë të vizitës sime në Shtutgart, takova drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss. Theksova mundësitë dhe mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional”.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika