Kurti në takim me Lajçak në Greqi, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Në Greqi, në margjinat e simpoziumit të 24-të “Symi” kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe situatën aktuale në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Greqi në margjinat e "Symi Symposium"

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar në Greqi.

Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të 24 të SymiSymposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërkaq, “Symi” në Athinë, është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës.

Ndërsa, Lajçak më 9 korrik në “Dubrovnik Forum2022” kishte thënë se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai pret që të finalizohen së shpejti.

Lajçak kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Lajçak: Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të finalizojnë 3-4 marrëveshje

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika